E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga policit të komisariatit 4, mori ryshfet

Një punonjës i policisë së komisariatit nr. 4 në Tiranë u arrestua në flagrancë teksa po merrte rryshfet nga një shtetas në këmbim të lirimit të makinës që ndodhej e sekuestruar në rajon. Arrestimi u krye sot rreth orës 03.15 minuta. 

TIRANE- Një punonjës i policisë së komisariatit numër 4 në Tiranë përfundoi në pranga në orët e para të mëngjesit të së dielës. Qamil Braja, 27 vjec banues në Sauk të Tiranës u arrestua në flagrancë, rreth orës 03. 15 minuta, teska po i merrte lekë një shtetasi në këmbim të nxjerrjes së një makine të vjedhur nga rajoni i policisë. Sipas forcave blu polici 27 vjecar i kishte kërkuar 20 mijë lekë të reja shtetasit Abdulla Fejzajt në këmbim të lirimit të makinës.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›