Aksident në Sauk, fuoristrada përplaset me dheun e saporënë në rrugë
Një fuoristradë është përplasur me një pirg të madh dheu që ka rrëshqitur në rrugën që shkon për në qendrën tregtare TEG në lindje të Tiranës pak çaste më parë.
Makina fuoristradë i ka hipur dheut përsipër pirgut të dheut që kishte bllokuar rrugën, ku nuk kishte as një shenjë paralajmëruese. Dheu ishte rrëzuar papritur nga skarpati i rrugës që ende nuk ka përfunduar dhe që është një burim rreziku për kalimtarët.
Nuk ka viktima në njerëz.