Aksident ne autostraden Tirane-Durres 3 te plagosur rende
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të Tiranës, pranë fabrikës së Coca-Colës.
Burimet nga vendngjarja thanë se një trajler me targë LA 3584 A është përplasur me një autoveturë tip Reno me targë TR 0292 R.
Për shkak të këtij aksidenti është bllokuar lëvizja e mjeteve në autostradë.
Nga policia sipas të dhënave të para, raportohet per 3 persona të plagosur në gjendje të rëndë në mjetin tip Reno, mes te cilëve dhe drejtuesi i makinës.
Të tre janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që mjekët thanë se nuk japin shpresë për jetën e drejtuesit të mjetit tip Reno.
Mjete dhe forca të policisë rrugore si dhe autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve nga ky aksident.