Rama vizitë në Turqi, takim me Erdogan dhe ministra të kabinetit turk
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të takohet gjatë ditës së sotme me kryeministrin turk Rexhep Erdogan.
Përmes një postimi në rrjetin Social Twitter, Rama thekson se do të bisedojë me Erdogan për të përcaktuar piketat e punës konkrete mes dy qeverive. Gjatë vizitës disaditore në Turqi, lideri socialist Rama do të takohet edhe me ministrat e kabinetit turk.
Një ditë më parë, Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, në një intervistë për rrjetin CNN në gjuhën turke e cilësoi Ankaranë si një ndër partnerët me strategjik të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit Europian, ndërsa promovoi dhe librin “Kurban”.