E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në gjendje kritike 69-vjeçarja

AMBULANCA2Tiranë- Një grua e moshuar është parplasur sot nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes ku 69-vjeçarja S.Neza teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilës është larguar menjëherë pas aksidentit.

E moshuara është dërguar në Spitalin ushtarak ku mësohet nga mjekët se është në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton shkaqet e aksidentit dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›