Aksident ne hyrje te Kalimashit
Një numër i madh makinash janë përplasur në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kukës, në hyrje të tunelit Rrëshen-Kalimash. Gjatë aksidentit janë plagosur disa persona, por asnjëri në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas të dhënave aksidenti ka ndodhur në kthesën, që lidh rrugën e vjetër përdrejt Kukësit me rrugën e re, pra shumë afër tunelit të Kalimashit.
Policia thotë se shkak për përplasjen e makinave është bërë mjegulla e dendur dhe ngricat në rrugë. Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi normal në autostradën Durrës-Kukës.