E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne hyrje te Sarandes nje vdes tjetri plagoset

SARANDEuml- Nje person humbi jeten ndersa nje tjeter mbeti i plagosur rende ne nje aksident rrugor qe ndodhi sot ne hyrje te qytetit te Sarandes njoftojne burime nga policia lokale.

Zamir Kuke 29 vjec humbi jeten teksa automjeti tip Benz me targa SR 7544 B me te cilin udhetonte u perplas me automjetin me targa TR 2070 B i drejtuar nga juristi Ergest Merkuri aktualisht ne gjende te rende ne spital thane burimet nga Komisariati i Sarandes.

Shkaku i aksidentit mendohet se ka qene terreni rreshqites si pasoje e reshjeve te shiut por edhe shpejtesia tej normave te lejuara me te cilen udhetonte viktima theksohet ne komunikaten e policise.

Gjate ketij viti ne rrethin e Sarandes jane regjistruar tre aksidente te renda me 3 te vdekur dhe 10 te plagosur.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›