Aksident në metrotë e Milanos, dhjetra të plagosur nga përplasja e trenave
Itali- Një aksident ka ndodhur në ndalesën Gioa në metrotë e Milanos të Italisë. Mediat italaine raportojnë se aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë për shkak të një frenimi për të shmangur një përplasjes fatale mes stacionëve Garibaldi dhe të atij Gioia.
Një makinist mësohet se ka ndjerë një dhimbje dhe kolegu në trenin tjetër ka frenuar për të shmangur një përplasje. Të dy trenat janë prekur pak e për shkak të goditjes disa njerëz janë lënduar dhe ka edhe këmbë të thyera. Sakaq raportohet se aktualisht 11 është numri i të plagosurve.
Mediat shtojnë se njerëzit janë në panik dhe kanë hapur vetë dyert e metrove për të dalë prej andej. Sakaq autoritetet thonë se s’ka viktima në linjën e gjelbër edhe pse ende s’dihet permasat reale të aksidentit. Në vend ka mbi 15 ambulanca. Mësohet se treni që është transportuar në stacionin Gioa është copëtuar në disa pjesë.
D.Bilbili/IDEA/