E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau në vitin 1992, ekstradohet nga Athina

 Interpol Tirana ekstradoi shtetasin Artan Hoxhallari, 45-vjeç, lindur në Korçë. Ky shtetas është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Korçës më 19 nëntor të vitit 1997.

 Hoxhallari është shpallur fajtor, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”. Shtetasi Artan Hoxhallari është deklaruar fajtor pasi më datë 16.05.1992, në gjendje të dehur, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Adelina Cicko si dhe ka plagosur dy shtetase të tjera, për motive hakmarrjeje. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. 45-vjeçari i është  dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/

                                                                                             2012-09-26 09:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›