E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë shkelin ligjin edhe për kryetarin e KQZ-së

 Sot ishte afati i fundit për të zgjedhur kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por procedurat ende nuk kanë nisur dhe nuk ka ende ndonjë kandidat konkret.

Kodi Zgjedhor parashikon që anëtarët e KQZ-së të zgjidhen 30 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa kryetari 10 ditë më vonë. Këto afate tashmë janë shkelur. Komisioni i Ligjeve ende nuk ka nisur punën për shqyrtimin e kandidaturave, ndërsa një ditë më parë u bënë propozimet nga partitë politike për anëtarët e rinj të KQZ-së.

Demokratët propozuan sërish dy prej anëtarëve që i kanë në këtë komision, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, ndërsa socialistët propozuan Albana Shtyllën dhe Denar Bibën. Sot pritet të bëhet publike edhe kandidati i propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. /Start/

                                                                                             2012-09-26 08:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›