E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen vëlla e motër

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në zonën e Laprakës. Ata kanë marrë plagë të rënda, duke përfunduar në Spitalin Ushtarak.

Gjendja e tyre është e rëndë, teksa ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Genti Çela, 30-vjeç, i cili do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ai po udhëtonte me shpejtësi me automjetin tip Benz, ku edhe pas përplasjes nuk ka ndaluar. Në atë zonë nuk ka as mbikalim dhe as viza të bardha. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-09-25 16:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›