Aksident në qendër të Laçit, tre persona të lënduar dërgohen drejt Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur në qendër të qytetit të Laçit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit te bashkia.
Sipas raportimeve, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Dy të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.