E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Fier–Lushnjë, plagosen shtatë pasagjerë të një furgoni, tre në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ndodhi pak pas mesnate në autostradën Fier–Lushnje në afërsi të fshatit Savër.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe si pasojë mbetën të plagosur 7 persona. Ata po marrin mjekim në spitalin e Lushnjës, ku tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Bëhet me dije se automjeti tip furgon i një kompanie udhëtimesh ishte duke transportuar pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit. Teksa po ecte në rrugë u godit nga prapa nga mjeti tjetër tip Benz AMG 63, duke e shtyrë furgonin rreth 100 metra ndërsa ai u përfshi nga flakët.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›