E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në superstradën Milot-Lezhë, plagosen 3 vetë

LEZHë- Tre persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur në mesditë në superstradën Milot-Lezhë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Spitenit. Tre mjete u përplasën me njëra-tjetrën ku mbetën të plagosur Arben Biba 38 vjeç, Gjeke Vuksaj 45 vjeç, dhe Vlash Prendi 50 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në kryqezimin e Spitenit një mjet tip Mitsubishi fuoristradë, me targa TR 2880 G, u përplas me një mjet tip Benz veturë, me targa MA 1935 B, e ky i fundit u përplas me mjetin tip Ford veturë, me targa LA 7046 A.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›