Përmbytjet, Oboti, 38 shtëpi ende nën ujë
SHKODëR- Uji vazhdon të jetë prezent në zonat e përmbytra të rrethit të Shkodrës. Nëpër rrugët e Obotit uji është ende në nivele të larta, dhe aty mund të kalohet vetëm me mjete të ushtrisë.
Aktualisht rruga për në fshatin Obot është e pakalueshme për automjetet e ulëta. Burime pranë prefekturës së qarkut Shkodër bëjnë me dije se deri tani mbeten ende 38 shtëpi të përmbytura si dhe 715 shtëpi të rrethuara nga uji.
Ndërsa për banorët e zonave të permbytura shqetësim serioz mbetet gjëja e gjallë dhe mosfurnizimi me koncentrat për bagëtitë. Lidhur me dëmshpërblimet me vlerën prej 1 mijë euro, banorët vazhdojnë të kenë pakënaqësi të shumta.
(m.a/News24/BalkanWeb)