Aksident në supertradën Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës ku një furgon në të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë 39-vjeçari Ben Pepaj, ndërsa është plagosur Agustin Vuçinaj 39 vjeç cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat pas hetimeve paraprake kanë theksuar se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.