E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Gjirokaster digjet nje ndertese 3-kateshe

Një ndërtesë 3-katëshe është djegur plotësisht në qytetin e Gjirokastrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen Mangalat.

Sipas policisë, në ndërtesën e përfshirë nga flakët banonin dy familje. Në momentin e zjarrit, në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat e familjes Mema, ndërsa familja tjetër ishte larguar nga banesa herët në mëngjes.

Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga banoret e lagjes, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që ndërtesa të shkrumbohej plotësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën trekatëshe, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga instalimet e amortizuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›