E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore/ Asfiksohen nga gazi vdesin burre dhe grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Vlorës ku një çift bashkëshortësh, Avni dhe Myzejen Bezhani nga Patosi janë gjetur të asfiksuar nga lënda djegëse e qymyrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 maji” kur Avni dhe Myzejene Bezhani janë gjetur të asfiksuar në banesen e vjehrrit, në një dhomë të vogël të një shtëpie private. Viktimat ishin të moshës 50 dhe 49-vjec dhe ishin në banesë duke u ngrohur me një mangall i cili përdorej me qymyr.

Sipas hetimeve të para të policisë mendohet se vdekja ka ardhur si rezulat i asfiksimit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Espertiza mjeko- ligjor është ajo e cila do të nxjerrë edhe shkakun e vdekjes së dy shtetasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›