E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë-Shkodër, aksident me pasojë vdekjen e një personi

LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një furgon me targa Shkodre ka dalë nga rruga, duke u përlpasur më murin rrethues të një godine.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën pasagjeri i furgonit Ben Pepaj, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Agustin Vuçinaj.

Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës pë mjekime, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shakun e aksidentit.

Dyshohet se shkak i përplasjes së mjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte drejtuesi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›