Aksident nga bora në Bulqizë, humb jetën 22-vjeçari
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm kur një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga, duke përfunduar 60 metra poshtë rrugës nacionale Bulqizë-Burrel. Për pasojë, ka humbur jetën një 22-vjeçar, pasagjer në automjet. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, drejtuesi i mjeti dhe një vajzë. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes nga ku kanë nxjerrë nga gremina viktimën dhe të plagosurit. Viktima është transportuar në morg, ndërsa të plagosurit kanë përfunduar në spitalin e Bulqizës, ku po marrin trajtimin e duhur nga mjekët. Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve në këtë zonë, që të përdorin zinxhirët në automjetet e tyre për të minimizuar kështu aksidentet.