Elbasan, digjet një makinë në qendër të qytetit
Policia tha se shkak i kësaj ngjarje është bërë një shkëndijë elektrike, duke e shkrumbuar plotësisht automjetin. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi ato rrezikonin të përhapeshin edhe në makina të tjera aty pranë. Ndërkohë, nga zjarri është dëmtuar edhe një makinë tjetër e parkuar.