KLD, hidhet shorti, zgjidhen 8 emrat për Kolegjin Zgjedhor
Shorti percaktoi 8 gjyqtaret qe do te jene ne perberje te Kolegjit Zgjedhor. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se përzgjedhja e tyre është bërë me gogla, dhe siguroi se shorti u hodh ne transparencë të plotë.
TIRANË-Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë sapo është hedhur shortit që përzgjodhi emrat e 8 gjyqtarëve që do të jenë në përbërje të Kolegjit Zgjedhor. Shorti u ra Dhurata Haberit, Zegjine Sollakut, Stavri Kallco, Astrit Kalasë, Marie Qiriazit, Bashkim Dedjas, Neriban Mullai dhe Sashenka Jonuzit.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se përzgjedhja e tyre është bërë me gogla, ndërkohë që ka siguruar se shorti u hodh ne transparencë të plotë.
Të pranishëm në përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor ishin të pranishëm edhe përfaqësues të partive politike. Partitë politike kanë kërkuar 30 minuta kohë për të shqyrtuar emrat e të zgjedhurve. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë në heshtje, duke e detyruar KLD-në që të bëjë sërish zgjedhje në rast se kontestohet ndonjë emër.
Në këtë proces, i cili zhvillohet në prani të medias, u përfshinë 53 gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Apelit në shkallë republike, prej të cilëve, tetë do të zgjidhen si antarë të Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor është një strukturë e rëndësishme, që merret me shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike gjatë procesit për zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 Qershor 2009.
(d.b/BalkanWeb)