E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident pranë zonës së Ish-bllokut, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë tre të plagosur është shënuar në orët e para të mëngesit të sotëm në kryeqytet.  Ngjarja ka ndodhur në hyrje të zonës së Ish-bllokut, ku në aksident u përfshinë të paktën katër automjete.
 

Burime policore thanë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të një prej mjeteve në të cilin udhëtonin 4 persona nga të cilët 3 prej tyre janë plagosur.
 

Sipas policisë makina me të cilën udhëtonin të plagosurit ka hyrë me shpejtësi në kryqëzimin pranë vendit njohur si Ura e Bllokut dhe për pasojë është përplasur me një tjetër mjet dhe mës pas edhe me 2 taksi të parkuara anës rrugës.
 

Mësohet se 3 të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vedngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›