E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen dy shqiptarë për prostitucion dhe vjedhje

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore dhe vjedhje.

Sipas mediave italiane janë arrestuar shtetasit Luan Dani 34 vjeç dhe Klodian Hoxhaj ku i pari akuzohet për prostitucion dhe i dyti për vjedhjen e disa apartamenteve.

Luan Dani është arrestuar nga policia në Casal di Principe dhe ai do të ekstradohet në Shqipëri ku do vuajë dënimin prej 12 vitesh burg.
Klodian Hoxhaj u vu në pranga nga policia e Campobasso në bashkëpunim me Interpol Romën.
 

I riu shqiptar ishte një prej pjesëtarëve të një bande të specializuar për vjedhjen e apartamenteve. Sipas policisë banda përbëhej nga shqiptarë dhe rumunë, disa prej të cilëve janë arrestuar pas kthimit në vendet e origjinës. Policia italiane është në kërkim të pjesëtarit të fundit të bandës së grabitësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›