Fushë Krujë, shpërthim në hekurudhën e fabrikës së çimentos

Një tjetër shpërthim u regjistrua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Fabrikës së çimentos në Zall të Fushë Krujës.
Sipas informacioneve shpërthimi u shënua në hekurudhën e fabrikës së çimentos dhe për pasojë ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme materiale.Nga të dhënat e para raportohet se lënda plasëse ka qenë tritol.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë që kanë nisur një hetim të plotë për zbulim e autorëve të ngjarjes.
Mësohet se forcat e policisë kanë nisur edhe një valë kontrollesh në banesat e personave të dyshuar për ngjarjen.
Fabrika e çimentos në fshatin Zall të Fushë Krujës është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve me lëndë plasëse.