Aksident rrugor ne Gramsh vdes nje i ri dhe plagosen dy te tjere
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e së dielës në Gramsh.
Mjeti tip kamion me targë EL 2528 B i drejtuar nga Elson Rrodhe 25 vjeç, me banim në fshatin Gostimë të Elbasanit ka dalë nga rruga në fshatin Cerunjë të Gramshit e për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Emiliano Idrizi 19 vjeç, me banim në Peqin i cili ndodhej si udhëtar në këtë kamion.
Kurse të plagosurit janë 21 vjeçari me inicialet A.B. dhe Ilir Boci me banim në Gostimë të Elbasanit.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ekspertët dhe nga të dhënat e para rezulton se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të tij nga Elson Rrodhe.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndaj të cilit është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.