Johan Blejk fitoi garen e 100 metrave ne kampionatin boteror te atletikes
Pritej që të ishte dita e tij, një shpërthim i radhës dhe pse jo, një rekord i ri botëror. Por, gjithçka përfundoi në një tragjedi për kampionin e madh. Ikona e 100 metrave, Usain Bolt, u skualifikua nga finalja e botërorit të atletikës në Daegu të Koresë së Jugut, për shkak të një nisjeje të gabuar, një daljeje nga boksi përpara sinjalit të gjyqtarisë.
Për qindra e mijëra tifozë të tij në stadium, shtangia ishte e plotë, ndërsa vetë atleti i madh nuk arrinte ta besonte, por njëkohësisht nuk ia falte dot vetes atë gabim që bëri. U deshën njerëzit e stafit, organizatorët e botërorit, që të bindnin një Bolt të shkatërruar që të dilte nga ajo që duhej të ishte skena e tij.
Pa aktorin kryesor, gara e 100 metrave sikur e humbi shkëlqimin e saj, por gjithsesi ajo duhej zhvilluar dhe 7 finalistët e tjerë mezi prisnin që ta përshkonin distancën më të shkurtër dhe më të mrekullueshme të këtij sporti.
Dhe fituesi ishte po nga Xhamajka, madje partneri në stërvitje i Boltit, i quajtur Johan Blejk. Ky fitoi me kohën 9”92 të qindat, ndërsa fillimisht kronometri e fiksoi në 9”93. Në vend të dytë doli amerikani Uollter Diks me kohën 10”08, ndërsa medaljen e bronzit e mori atleti nga Sent Kits dhe Nevis, Kim Kollins. Ky 33-vjeçar dha kohën 10”09, ndërsa mori pjesë në botërorin e tij të 8-të.
Jo më kot, u shfaq silueta e Blejkut, pas rrëzimit të gjigandit Bolt. Xhamajkani kishte dhënë kohën më të mirë në gjysmëfinale me 9”95, ndonëse as nuk mendohej që ai të thyente patriotin e tij rekordmen dhe legjendar.
Gjithsesi, ishte kjo një garë e veçantë e 100 metrave, ku 4 më të shpejtët e botës për këtë vit nuk ishin. As Pauell, as Gej, as Mallings dhe as Roxhers. Në prag të finales ra edhe Bolt. Dhe koha nuk ishte aspak e jashtëzakonshme, 9”92, ndërsa rekordi është 9”58 dhe koha më e mirë e këtij viti mbetet ajo 9”78 e Asafa Pauellit. Por, është koha e Johan Blejkut. Ai është kampioni i ri i botës.