Berisha Ne Shqiperi tradita me e shkelqyer e mirekuptimit dhe tolerances fetare
Kryeministri Berisha shtroi ditën e shtunë në mbrëmje një iftar për besimtarët myslimanë, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Me këtë rast, në një prej rezidencave qeveritare u mblodhën së bashku drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi Selim Muça, të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të Bashkësive fetare si, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE në vendin tonë, z. Ettore Sequi, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik, si dhe ministra e përfaqësues të pushtetit lokal.
Kryeministri Berisha shprehu nderimin e tij të madh ndaj udhëheqësve të komuniteteve fetare myslimane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo, por ndaj të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare te kombit shqiptar.
“Ju, në shekuj keni kristalizuar, keni konsoliduar në Shqipëri, traditën më të shkëlqyer të tolerancës dhe mirëkuptimit fetar.
Ju keni bërë që për shqiptarët vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe vlerat hyjnore të jenë në një harmoni të plotë.
Ju keni faktuar se liritë dhe të drejtat universale janë të njëjta për të gjitha besimet fetare dhe se shqiptarët pavarësisht nga besimet e tyre kanë këto vlera, si vlera më eprore.
Unë jam i bindur se në këtë vlerë të madhe qëndron edhe mesazhi më i shkëlqyer që shqiptarët përcjellin tek kombet e tjera. Në historinë e shqiptarëve, besimet fetare nuk kanë qenë asnjëherë shkak konfliktesh, luftërash apo përballjesh politike”, tha ai.
Duke shtuar se sot, fatkeqësisht, sërish ka përplasje, sërish ka përpjekje për përdorimin e librave të shenjtë dhe përdorimin e besimeve për interesa të caktuara politike.
“Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj dhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët, në traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, të cilët u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera”, shtoi ai.
Duke përfunduar se “besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë”.