Zjarret, në Pukë rrezik disa banesa, flakët deri në rrugë nacionale
TIRANE-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me pyje pishe në fshatin Zath në Pukë, ndërkohë që raportohet se vatra e zjarrit po i afrohet me shpejtësi edhe banesave, duke rrezikuar 10 prej tyre.
Dy zjarrfikëse janë nisur në vendgjarje, por flakët përparojnë ndjeshëm si për shkak të temepraturave të nxehta por edhe pasi pyjet janë me pisha dhe ndizen me shpejtësi. Zjarret qe ndodheshin fillimisht ne lartesi te maleve, tani kane zbritur deri ne zonat e banuara.
Rreth mesdites flakët që po shkrumbonin pishat në Pyjet e Zathit të Pukës kanë zbritur deri pranë rrugës nacionale, ndërsa kanë vënë nën kërcënim banesat. Mësohet se zjari ndodhet vetëm 100 metra larg banesave, ndërsa banorët dhe zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.
Ndërkohë rruga nacionale Qafë Mali-Bajram Curri është bllokuar përkohësisht pasi flakët kanë përpirë shkurret buzë rrugës, ndërsa tymi ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Korrespondenti nga Puka Armir Mehaj ben te ditur se zjarrfikesit kane mundur te nxjerrin shume banore nga zonat kritike, mes te cileve te moshuar, gra e femije. Sipas tij, zona nuk ka pare kurre kurre nje situate te tille.
Nderkohe forcat e zjarrfikesve e kane te pamundur nderhyrjen nga toka, vetem nje nderhyrje e fuqishme nga ajri mund te stabilizonte situaten qe per momentin paraqitet shume kritike.
Zjarret në Lurë ende aktive
Nderkohe vazhdojnë të jenë tepër aktive vatrat e zjarrit në pyjet e Lurës.
Burime nga vendgjarja thonë se flakët e zjarrit po kërcënojnë sot edhe Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët e zjarrit prej tre ditësh kanë shkatërruar një masiv prej më shumë se 50 ha kryesisht me pisha dhe drurë halorë.
Forca të shumta ushtrie dhe zjarrfikës nga Burreli, Bulqiza dhe Dibra po luftojnë me flakët të cilat janë mjaft të vështira per tu shuar kjo për shkak të terrenit tepër të thyer malor. Në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një avion por edhe ndërhyrja e tij nuk e ka normalizuar situaten.
Gramsh, zjarr në Teqen e Dushkut
Flakët e zjarrit ende nuk janë shuar në masivin pyjor të "Teqes së Dushkut ", në vendin e quajtur "Kroi i Bardhë " në rrethin e Gramshit.
Zjarri, i cili ka katër ditë që ka rënë, ka djegur disa hektarë pisha dhe ferra, ndërkohë që burime zyrtare nga emergjencat civile pranë prefekturës së Elbasanit bëjnë të ditur se është izoluar në maksimum përhapja e flakëve, por situata mbetet ende problematike.
Për shuarjen e zjarrit po punojnë forcat e shërbimit pyjor të Gramshit dhe vetë komuniteti i zonës, si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ato të ushtrisë, ndërsa mësohet se flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe janë drejt shuarjes.
Mësohet se gjatë paradites të së dielës një vatër e fuqishme zjarri u shfaq në një masiv me shkurre pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, flakë që rrezikuan jo vetëm varrezat, por dhe disa banesa. Ndërhyrja në kohë nga ana e shërbimit zjarrfikës shmangu pasojat e mundshme të këtij zjarri.
Vatra të reja zjarri janë raportuar gjithashtu nga nënprefekturat e Librazhdit e Peqinit, por pa pasoja të rënda.
Vatra të izoluara në këtë rreth janë shënuar në Krrabe, Gjegjan dhe Iballë. Zjarrfikeset jane angazhuar vecanerisht ne mbrojtje te transmetuesve televizive.
(d.b/BalkanWeb)