Aksident rrugor në Vorë, 1 i vdekur
TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Makina tip benz, në të cilën udhëtonte viktima dhe 3 personat e plagosur doli nga rruga por shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Tre të plagosurit janë transportuar drejt spitalit Ushtarak, ndërkohë që identiteti i viktimës nuk dihet. Makina e përfshirë në aksident në të cilën udhëtonin 4 persona ishte me targa TR 6654 J. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është dukë hetuar për shkaqet e aksidentit.(m.a/BalkanWeb)