Aksident rrugor ne aksin Shkoder-Velipoje plagosen tre persona
Tre persona mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur, janë plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e ditës së premte në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Kthesa e Trushit.
Të aksidentuarit janë Flora Muçolli dhe dy fëmijët e saj 6 dhe 9 muajsh.
Fëmijët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga inspektorët e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër, aksidenti ndodhi pasi automjeti me të cilën udhëtonin shtetasit nga Kosova, i tipit Volsvagen, është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me targa italiane, si rezultat i se ciles makina ka dale nga rruga.
Sipas policisë, shkak i këtij aksidenti mësohet të ketë qenë mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe i rregullave të qarkullimit rrugor të dy automjeteve.