Negociatat presidentja e ACR kerkon nje perfaqesi prej kater minatoresh
Pas dështimeve të vazhdueshme për arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës koncesionare të kromit “ACR” ka bërë që në Bulqizë, ditën e premte të jetë e pranishme edhe presidentja e kompanisë austriake të kromit, Rotraut Skatch Depichc.
Kjo e fundit ka kërkuar një përfaqësi prej 4 personash nga pala e minatorëve, për të nisur negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes.
Ndërkohë që minatorët kanë filluar me protestën e tyre përpara zyrave të “ACR”, duke kërkuar që të përmbushen kërkesat për pagimin e ditëve të grevës së urisë dhe praninë e kreut të Konfederatës, Kol Nikolla, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes dy palëve.
Prej më shumë se 1 muaj e gjysmë, minatorët dhe firma koncesionare e kromit “ACR” kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për mosarritjen e një marrëveshje të përbashkët.
Në rast se dhe ditën e premte nuk arrihet një marrëveshje mes firmës “ACR” dhe minatorëve, këta të fundit sipas burimeve nga Bulqiza kanë deklaruar se do të fillojnë sërish grevën e urisë, por këtë herë ne ambjentet e firmës “ACR”.