E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tanime eshte vendosur Java e pare e Serise A sdo te luhet

Tanimë është zyrtare: java e parë e Serisë A nuk do të luhet. Liga italiane e futbollit i ka thënë “jo” propozimit të hedhur nga kreu i sindikatës së futbollistëve, Damiano Tomazi dhe në këto kushte lojtarët do të jenë në grevë. “Liga ka një vit e gjysmë që thotë “jo” dhe këtë përgjigje na edhe këtë.

Unë u tregova i hapur deri në fund dhe për këtë u kritikova nga futbollistët që përfaqësoj. Të shohim çdo të ndodhë në dy javët e ardhshme,” – deklaroi Tomazi. Futbollistët kërkojnë rritjen e numrit të lojtarëve në skuadër dhe qeveria i detyron klubet të paguajnë një taksë solidariteti. Kjo ka bërë që presidentët e klubeve të Serisë A dhe B, që formojnë Ligën e Italiane, të refuzojnë kërkesat, të cilat nëpërmejt presidentit Bereta janë konsideruar të papranueshme.

“Kjo është greva më absurde e historisë,” – deklaroi ai. Seria A duhet të niset të shtunën me ndeshjet Siena-Fiorentina dhe Milan-Kaljari. Për momentin strarti është shtyrë deri më 11 shtator, sepse në fillim të muajit luhen ndeshjet e skuadrave kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›