E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor vdes 39-vjecari

Një 39-vjecar ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Prrenjas- Qafë Thanë. Në orët e vona të mbrëmjes se djeshme Gjergji Kanani ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi kur në tentativë për të parakaluar një tjetër automjet që lëvizte në drejtim të qafthanës është përplasur me të. Goditja ka qenë mjaft e fortë cka i ka shkaktuar Kananit vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që drejtuesi i kamionit me targa të Korcës Dritan Dino është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.

Një 35 vjeçar është vetvrarë duke u hedhur nga kati i katër i pallatit mëngjesin e sotëm në lagjen“ Shën Koll”të Elbasbanit. 35 vjeçari Ermir Dyrmishi Nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra edhe pse ndihma e dhënë ka qenë e menjëhershme.Grupi hetimor dhe Policia, pasi kanë marrë në pyetje të afërmit e 35 vjeçarit kanë konstatuar se viktima vuante nga sëmundje mendore për cka edhe kurohej në vazhdimësi.

Burg pa afat ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për Marash Lulajn, babin 60 vjecar që tre ditë më parë vrau me cifte të birin 27 vjec. Autori i vrasjes në dëshminë e tij ka theksuar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se nuk kish dashur ta vriste të birin. Gjatë një debati sipas tij kur të dy kanë qenë të dehur ai ka marrë armën vetëm për ta trembur të birin, por ajo i ishte shkrepur pa dashje në duar duke shkaktuar vdekjen e 27-vjecarit. Vrasja e Edmond Lulajt ndodhi tre ditë më parë në fshatin Stërbeq të Komunës Qendër në Malësinë së Madhe.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›