E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kritikon Evropen Nuk bene sa duhet per krizen

Presidenti amerikan Barak Obama, duke mbajtur lartë presionin ndaj liderëve të Eurozonës, deklaroi se kombet evropiane nuk kanë bërë mjaftueshëm për të sistemuar dobësitë në financat e tyre. “Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane është dëmtuar nga problematika botërore ku përfshihet Pranvera Arabe dhe gjendja e rëndë financiare në Europë”, tha më tej Obama.

Shanset e presidentit për t’u rizgjedhur në vitin 2012 janë dëmtuar nga shifrat e larta të papunësisë dhe frika për një recesion të ri në Shtetet e bashkuara. Më herët gjatë javës, Obama kishte deklaruar se kriza e borxheve në Europë po frikësonte gjithë botën.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›