E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni feston ditëlindjen e 75-të

ROME-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni feston sot 75 vjetorin e lindjes, ne nje kohe qe italianet shpresojne se ai nuk do te organizoje me festa te cmendura per te cilat ai njihet, perkundrazi do te mendoje me shume per ekonomine e brishte vendase.
Sipas mediave te huaja, Berluskoni vazhdon te duket i ri megjithe vitet qe kalojne madje ne nje fjalim te koheve te fundit, kryeministri Italian u shpreh se do te deshironte te mos vdiste kurre. Diten kur ai feston 75 vjetorin e lindjes, mbeshtetja per kryeministrin Berluskoni duket se ka rene ndjeshem ne nje vend ku besueshmeria per kredimarrje eshte ulur nga agjencia Standart and Poor nderkohe qe shume italianeve u kane ardhur ne maje te hundes skandalet e tij.
Gazetat e te enjtes ne Rome ishin me te shqetesuara per emerimin e kreut te ri te bankes se Italise sesa per ditelindjen e kryeministrit.
“Nje qytetar ne Rome i uron Berluskonit edhe 100 vite te tjera, ndersa nje tjeter thote se shpreson qe ne kete dite, shefi i ekzekutivit t’i beje nje dhurate italianeve, te largohet pergjithmone nga detyra.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›