11 shtatori ne miniature FBI arreston 26-vjecarin

Rezwan Ferdaus, 26 vjec kishte ideuar nëj 11 shtator në miniaturë. I riu u arrestua në banesën e tij në Ashland, pranë Bostonit, nën akuzat se donte të godiste Pentagonin e Capitol Hill me makete avionësh të mbushur me eksplozivë. FBI-ja amerikane kishte rënë në gjurmët e tij në vitin 2010. Me nënështetësi amerikane muslimani i diplomuar në fizikë pranë Boston University, Ferdaus, sipas hetuesve ishte frymëzuar nga Al Kaeda organizatë me të cilën kishte vendosur dhe kontakte.
Hetimet kanë zbuluar se 26 vjecari modifikonte telefona celularë për tu përdorur më pas si detonatorë në sulmet kundër pranisë amerikane në Afghanistan. Sipas planeve të tij avionët në miniaturë do të niseshin nga parku East Potomac përgjatë lumit që përshkon Uashingtonin. Në planin e tij të cilin ua kishte rrëfyer agjentëve të infiltruar të FBI-së do të përdoreshin tre avionë të vegjël pa pilot të mbushur me C-4 një do të qëllonte Capitol Gillin dhe tre të tjerë Pentagonin në lartësinë e katit të 4-rt. Më pas në Pentagon do të vijohej dhe më një sulm nga toka të ndërmarrë nga 6 persona të armatosur me AK-47. Planin e sulmit i riu e kishte hartuar dhe në një dokument me 42 faqe cka u siguroi forcave speciale mandatin për ta arrestuar.
Delina Bitraku