E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmben adoleshenten, për të patur takim me motrën e saj të madhe

Një burrë rrëmbeu një vajzë 16 vjeçare duke i kërkuar si shantazh një takim me motrën e saj të madhe. Por pavarësisht se synimi ishte thjesht një takim, u pa e nevojshme ndërhyrja e policisë për të liruar adoleshenten.

Burri, identiteti i të cilit nuk u bë publik, hyri në shtëpinë e Novokuznetsk, në Siberi, ku jeton vajza me të cilën ai ishte i dashuruar.

Kur pa që vajza nuk ndodhej në banesë, rrëmbeu motrën e vogël të saj, duke e kërcënuar me atë që dukej si pushkë, dhe një tjetër që dukej si granatë, por që realisht asnjëra nuk ishte armë reale, shkruan noa.

Duke kërcënuar adoleshenten, ai e detyroi që të telefonojë të motrën, për ta bindur që të dilte me të, pasi në të kundërt do të hidhte shtëpinë në erë.

Por motra e madhe, sapo mori vesh gjithë sa kishte ndodhur telefonoi policinëm, e cila ndërhyri menjëherë dhe bindi autorin e rrëmbimit të dorëzohej. Ndonëse shkaku që e shtyu drejt aktit të rëndë ishte ndjenja e dashurisë, ai rrezikon 5 vite burg për rëmbim personi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›