Aksident shembet miniera dy te vdekur dhe nje i plagosur
Dy te rinjte Erion Geci 23 vjec dhe Dritan Neza 20 vjec kane qene duke germuar per nxjerrjen e mineraleve gje e cila ka sjelle shembjen e nje masivi me dhe e gure duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjehershme
Dy persona kane humbur jeten dhe nje i trete eshte plagosur nga shembja e nje masivi dheu e guresh ne minieren e kromit ne fshatin Pac te Tropojes pasditen e djeshme. Aksidenti ndodhi teksa tre minatoret po germonin per te nxjerre krom nga thellesite e tokes. Sipas te dhenave paraprake thuhet se viktimat jane Dritan Neza 20 vjec dhe Erion Geci 23 vjec. Nga shembja e masivit te dheut mbeti edhe nje minator i plagosur i cili u cua menjehere drejt spitalit te Tropojes dhe pas mjekimit eshte jashte rrezikut per jeten. Kane qene minatoret e tjere qe kane pare ngjarjen dhe kane nxjerre trupat nga galerite ndersa njoftuan dhe policine.
Shembja e minieres
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur tre minatoret po punonin ne nje pus te improvizuar dhe jashte cdo lloji kushti teknik. Ne pune e siper pusi eshte shembur duke zene nen mineral dy viktimat Dritan Neza dhe Erion Geci ndersa njeri prej tyre ka mundur te shpetoje me plage te lehta dhe ndodhet ne spitalin e Tropojes. Ne vendngjarje kane shkuar banore te fshatit Pac te komunes se Bytycit te Tropojes te cilet po punojne per nxjerrjen e viktimave. Edhe policia lokale e Tropojes ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e kesaj tragjedie. Paraprakisht behet e ditur se pusi i improvizuar eshte hapur vertikalisht deri ne 70 m thellesi dhe jashte cdo kushti teknik per shfrytezimin e minierave. Nuk jane pjese e kompanive qe kane marre shfrytezimin koncesionar te kesaj rezerve minerare. Dy te rinjte e djeshem i shtohen listes se zeze te minatoreve qe nuk kane mundur te dalin gjalle nga nentoka duke u perpjekur te nxjerrin mineralin. Dy muaj me pare dy bashkeshorte mbeten nen njeren prej galerive te se njejtes miniere. Nderkohe rreth nje muaj e gjysme me pare dy viktima te tjera mbeten ne minieren e kromit Kalimash te Kukesit. Edhe pse jane ushtruar kontrolle te herepashershme nga Inspektorati Shteteror i Punes dhe ekipe te posacme te Ministrise se Energjetikes nuk po frenohet ky fenomen qe po u merr cdo dite jeten banoreve ne zonat minerare.