E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tek Uji i Ftohte ne Vlore arrestohet 21 vjecari

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e se mërkurës në Vlorë.
Një makinë me targa italiane qe drejtohej nga 21 vjeçari nga Vlora ka përplasur kalimtarin Sh. Hoxha 49-vjeç, i cili më pas ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti, që ndodhi pranë zonës së “Ujit të Ftohtë”, mund të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›