E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS aktivitet Forumi i gruas VDay

PS, zgjodhi ditën e Shën Valentinit për te organizuar forumin e gruas, si një apel për ndalimin e dhunës ndaj grave.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, pjesëmarrës ne këtë aktivitet tha se, vitin qe shkoi u vranë ne mënyrë çnjerëzore 27 gra. Për te, dhuna ndaj gruas ka marre përmasa te patolerueshme. 
“Sot është një ditë për çdo grua dhe vajzë, për tu kujtuar të gjithë atyre që nuk kanë fatmirësisht asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me dhunën, se të tjera kanë nevojë për to dhe për mbështetjen e tyre. Sot është dita për t’i kujtuar të gjithëve se vetëm duke e parë në sy këtë problem të madh, mund të shërojmë plagët që do mund të godasin bazën shpirtërore të krejt shoqërisë”, u shpreh Rama. 
Sipas Ramës,“Partia Socialiste është e vendosur që të adresojë drejtpërdrejt disa çështje që mbeten pezull dhe që rëndojnë gjendjen e gruas. Çështjen e papunësisë dhe të diskriminimit që çdo grua dhe vajzë ndesh në rrugën e vetë kur kërkon punë, apo kur edhe është e punësuar paguhen më pak se meshkujt”. 
Partia Socialiste zhvilloi aktivitetin “Forumi i gruas VDay”, i cili trajtoi rastet e dhunës ndaj grave. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›