E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet dhe pergatitjet per zgjedhjet ne Shqiperi e Maqedoni

Përgatitjet për procesin zgjedhor në Shqipëri e Maqedoni ishin në fokus të takimit që zhvilloi dje Kyeministri Berisha me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, in Menduh Thaçi. Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi patën një diskutim mbi zhvillimet në Maqedoni dhe Shqipëri. Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi u ndalën në përgatitjet që po bëhen në të dyja vendet për zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për angazhimin për një fushatë zgjedhore të civilizuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zoti Thaçi e njohu Kryeministrin me vendosmërinë e tij për një fushatë elektorale të qetë dhe konstruktive.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për problemet e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për qëndrimet e tij dhe të PDSH-së, të cilat janë në interesin më të mirë të shqiptarëve në Maqedoni dhe Maqedonisë në tërësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›