E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Erseke vret te dashuren me pas edhe veten

Një burrë ka vrare te dashurën e tij dhe me pas veten ditën kur mijëra çifte ne bote festojnë Shën Valentinin. 
Ngjarja ne Erseke dyshohet se ka ndodhur për shkak te xhelozisë. Viktimat janë Antoneta Petriti 32 vjeçe, nene e dy fëmijëve e divorcuar, dhe Fatos Kapllani 50 vjeç ish zjarrfikës i martuar me dy fëmijë. 
Ngjarja ka ndodhur ne banesën e 32 vjeçares dhe fëmijët atë kohe ndodheshin ne shkolle. 
Kapllani e ka qëlluar dy here me arme automatike dhe pasi pa te dashurën te vdiste, qëlloi edhe veten. 
Referuar ne dëshmitë e te afërmeve te viktimave, policia ka mësuar se çifti kishte 4 vjet lidhje, por gruaja nuk ka dashur ta vazhdoje. 
Kjo ka qene arsyeja qe autori i vrasjes i shkoi ne shtëpi i armatosur. Pasi i është refuzuar serish kërkesa për vazhdim te lidhjes ai e ka qëlluar 32 vjeçaren me arme dhe me pas veten. 
Policia po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›