E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tek Zogu i Zi, autobusi përplas për vdekje të moshuarën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e Zogut të Zi, ku një autobus me targa greke BOH 7161, i linjës Tiranë-Athinë ka përplasur për vdekje një kalimtare. Viktima është shtetësja Salushe Pëllumbi, 78-vjeçe nga Lushnja. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkaq që si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe trafiku, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›