E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët, Totozani: Ndërhyrje në legjislacion për strehimin, regjistrimin dhe ndihmën ekonomike

Ndërhyrje të menjëhershme në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë në kriteret që parashikohen për regjistrimin, ndihmën ekonomike dhe programet e strehimit. Me këtë kërkesë i është adresuar qeverisë shqiptare Avokati i Popullit, Igli Totozani, për tu mundësuar qytetarëve rom të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë të vendit. Duke folur në një tryezë të rrumbullakët rreth situatës së familjeve rome në vendin tone, Totozani shtroi domosdoshmërinë e ndërmarrjes së hapave konkrete në drejtim të këtij komuniteti, që sipas tij deri më sot është thënë shumë por asgjë nuk është bërë nga institucionet shqiptare.

Takimi i sotëm është në bazën që institucioni i Avokatit të Popullit brenda mandatit kushtetues po bën për të gjetur një zgjidhje definitive për problemet e qytetarëve rom, që nuk kanë gjetur zgjidhje në gjithë këto vite. Jemi këmbëngulës në këtë drejtim, pasi janë kategoria e qytetarëve më të diskriminuar në Shqipëri. Prej një viti i kemi dërguar tre rekomandime qeverisë shqiptare. Ka pasur një debat të madh, janë përkrahur në parim por sështë bërë asgjë për këto tre rekomandime. Nëse duam që qytetarët rom të bëhen qytetarë të vërtetë, është e nevojshme që të zvogëlohen kriteret përjashtuese të këtyre qytetarëve. Është e nevojshme të ndryshojë legjislacioni në kriteret që parashikohen për regjistrimin, ndihmën ekonomike dhe programet e strehimit. Kemi 1 vit që kemi bërë këto kërkesa, ato nuk janë pranuar, kemi marrë përgjigje negative.Zgjidhja e problemeve të qytetarëve rom duhet bërë në mënyrë ligjore dhe sa më shpejt tha ai.

Duke i vlerësuar si kategorinë e qytetarëve më të diskriminuar në Shqipëri, Totozani tha se është e patolerueshme që sistemi social në vend me ato të mira modeste që ka të privojë këtë komunitet prej tyre.

Aktualisht kemi një situatë të vështirë të familjeve rome tek zona e pallateve me shigjeta.Romët janë qytetarë që në institucionet e Shqipërisë janë të përjashtuar social. Në sistemin social shqiptar me ato të mira modeste që ka qytetarët rom nuk përfitojnë prej tyre. Ata vijojnë të jetë ende të paregjistruar. Që një qytetar rom të zhvendoset nga Berati në Tiranë duhet të plotësojë një numër të madh kritersh, ose kontratë qeraje ose çertifikatë pronësie. Në momentin që nuk regjistrohet ai është njësatelit në kryeqytet, duke u privuar edhe nga sistemi social në Tiranë. I njëjti problem është edhe lidhur me dhënien ekonomike apo strehimin. Romët nuk mund të përfitojnë nga programet kombëtare të strehimit, pasi nuk plotësojnë dot kriteret. Madje edhe marrja me qera e një banese nga romët është shumë e vështirë dhe gati e pamundur theksoi Totozani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›