E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, ndalohen 34 klandestinë nga Maroku dhe Algjeria, vijon operacioni i policisë

Edhe 34 klandestinë janë ndaluar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare e Gjirokastrës, duke e çuar kështu në rreth 234 persona numrin e klandestineve te cilet jane ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kakavijes ne harkun kohor te dy javeve.

Burime nga kjo Drejtoria e Kufirit ben me dije se operacioni i policisë u krye poshtë fshatit Radat, ndërsa 34 të ndaluarit janë me origjinë nga Maroku dhe Algjeria, ndërkohë që vijon operacioni i policisë.

Bazuar edhe ne informacionet qe disponon kjo Drejtori, ne piken kufitare Kakavije, jane shtuar kontrollet pasi pritet qe edhe ne ditet ne vijim te kete tentativa nga ana e klandestineve te cilet kryesisht jane nga vendet e treta, per te kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqiperise.

Policia e Gjirokastres ka perforcuar bashkepunimin edhe me Komisariatet e tjera ne jug te vendit, duke mbajtur nen vezhgim e kontroll edhe zonat bregdetare, te cilat jo pak here jane perdorur nga trafikanet per transportimin e klandestineve me mjete detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›