Edhe Gjykata e Lartë kërkoi godinën e SHQUP-it, por Berisha refuzoi
Godina e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, e cila me vendim të kryeministrit në largim, Sali Berisha, i ka kaluar Partisë Demokratike, është kërkuar edhe nga ana e Gjykatës së Lartë, përveç OSBE-së. Por, kërkesa është rrëzuar nga Berisha, me motivacionin se godina e SHQUP është një ndërtesë simbol i ushtrisë. Gjë që Berisha tashmë nuk e mendon kështu, duke qenë se godinën e SHQUP e ka cilësuar si një objekt që ka shërbyer vetëm për dasma dhe ceremoni mortore. Këtë fakt e ka pohuar deputeti socialist, Taluant Balla.
Sali Berisha nuk pranoi që SHQUP t’i jepej OSBE, por as Gjykatës së Lartë. Para disa kohësh, kur Gjykata e Lartë drejtohej nga Shpresa Becaj, kryetarja e këtij institucioni i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, duke i këerkuar shndërrimin e SHQUP-it në godinë të Gjykates së Lartë. Por, Sali Berisha e refuzoi këtë kërkesë të Gjykatës së Lartë me arsyetimin që godina e SHQUP-it është një ndërtesë simbol i ushtrisë dhe se nuk mund t’i jepej një institucioni tjetër. Të gjithë e mbajmë mend Sali Berishën kur deklaronte se ishte i dashuruar me gjykatat. Por, “dashurinëe” e refuzoi, ndërsa SHQUP-in e mori për vete.
SHQUP-i i takon Ushtrisë shqiptare dhe nuk mund të kthehet në një godinë partie. Këtë ngulite mirë në mendje Sali, shprehet deputeti socialist./b.l