Aksident tragjik hekurudhor në Francë, treni del nga shinat. Shumë të vrarë
Francë- Të paktën shtatë persona janë raportuar të vdekur në një aksident hekurudhor në Bretigny-sur-orge, në jug të kryeqytetit francez, Parisit raporton BBC-ja.
“Shtatë njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren doli nga shinat gjatë rrugës rajonale nga Parisi në qytetin qendror të Limoges”,- tha Ministri i Brendshëm Manuel Valls, raportoi Reuters.
“Numri i të vdekurve po evoluon vazhdimisht në këtë pikë dhe për fat të keq ndoshta do të rritet,” tha Valls. “Në këtë fazë janë shtatë njerëz të vdekur, disa dhjetra të plagosur dhe disa prej tyre janë nëgjendje serioze”,- vazhdoi ai.
Treni ndërqytetor kishte lënë pas Parisin dhe ishte drejtuar drejt Limoges, kur ajo doli nga shinat, u përplas në një platformë stacioni rreth orës 17:00 me orën shqiptare.
Foto e marrë nga ‘Telegraph’
Raportohet se shumë pasagjerë tëtjerë janë të bllokuar brenda në tren dhe një zyrtar lokal tha se ka pasur “shumë viktima”. Një burim policor cituar nga ‘Le Figaro’ tha se treni ishte ndarë në dy pjesë për arsye që mbeteten ende të paqarta.