E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në Durrës vdesin 2 kushërinjtë 17 vjeçarë

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Nga përplasja makina u nda përgjysëm VIDEO/ Pamje nga aksidenti i rëndë sot në mesditë DURRES - Dy kushërinj vetëm 17 vjeçarë humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 12: 30 minuta në mes kryqëzimit të 4 rrugëve të Shijakut dhe fshatit Rrashbull.
Makina në të cilën udhëtonin të rinjtë, po ecte me shpejtësi dhe përplasja me bordurën ka qenë aq e fortë sa makina është ndarë përgjysmë.  Një pjesë e makinës tip benz ngjyrë e zezë me targa Dr 61 65 D  ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Pak minuta më policia konfirmoi se janë 2 viktima, ndërsa nga spitali i Durrësit u informua se kishte mbërritur dhe një person i plagosur.

"Trupat e viktimave ndodhen ende në rrugë" - tregonte korrespondenti Artur Korriku nga vendi i ngjarjes (ora 13:00)

VIKTIMAT KUSHERINJ NGA FSHATI SALLMONE
Disa minuta më pas u bë dhe identifikimi i viktimave. Ata janë 2 të rinj nga fshati Sallmonë i Shijakut, Xhuliano Çyrbja, 17 vjeç dhe djali i xhaxhait  të tij, Elton Çyrbja po 17 vjeç. Flitet dhe për një peson të plagosur. 

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin, ndërsa mendohet se të rinjtë kishin konsumuar alkool.

Lajmi ne perditesim fillimisht u publikua në 12: 43
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›