E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari i njohur grek: I papunë, vendosa të shpërndaj pica

Rrëfimi i mëposhtëm është një shembull i mirë, që vërteton se jeta sot mund të të ngrejë lart, por nesër të të përplasë fort, ndaj njeriu duhet të dijë të qëndrojë në këmbë dhe të mos i trembet punës.

Gazetari i famshëm grek, Niko Manesis tregon në shtyp, për një periudhë të vështirë ekonomike të jetës së tij, por që e kaloi vetëm duke punuar, edhe pse jo si gazetar. "Sot unë jam njëri prej atyre që nuk i detyrohen zyrës së taksave. Por edhe në kohë të mira nuk kam qarkulluar me ndonjë xhip luksoz, as nuk kam marrë kredi për të blerë një shtëpi luksoze me pishinë mbi çati", shkruan gazetari për “Protothema”. 

Prezantuesi i njohur i televizionit Alfa, befason lexuesit, veçanërisht kur tregon kohët e vështira që kaloi: "Kur gazeta "Vradini” në të cilën kam punuar u mbyll, unë mbeta i befasuar, i varfër, i pikëlluar dhe i papunë. Të nesërmen në mëngjes shkova në picerinë e lagjes sime dhe duke përdorur motorin tim të vogël, fillova të shpërndaj pica. Shumë shpejt më ofruan punë në një tjetër gazetë, por gjithësesi deri atëherë unë e kisha gjetur mënyrën se si të paguaja faturat e mia", tregon gazetari Manesis.
(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›